Rreth Nesh

Rreth programit te ndërmarrjes sociale punedore

Programi i Fondacionit Kosovar për Ndërmarrje Sociale, në bashkëpunim me Klubin Dëshira dhe me mbështetjen e Agjencisë Sllovake për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar SlovakAid, me kënaqësi prezanton programin e ndermarrjes sociale "punëdore" në faqën e programit "punedore.shop". Programi synon të integrojë në mënyrë efektive personat me aftësi të kufizuara mendore dhe ata me demtime intelektuale, duke i ndihmuar ata drejt zhvillimit të krijimtarisë, autonomis, punësimit, dhe socializimit në jetën e përditshme. Në kuadër të aktiviteteve të programit gjashtë mujor, janë angazhuar 10 të rinj dhe të rritur antarë të organizatës Klubi Dëshira. Gjatë kësaj periudhe, pjesëmarrësit janë përfshirë në punëtori 35-ditore me qëllim të aftësimit për krijimin e produkteve punë dore, si kartolina, kuti dhuratash, qirinje dhe paketim lulesh. Pjesëmarrësit e trajnuar do të përkrahen për të prezantuar produktet e tyre kreative, përmes faqes së internetit punedore.shop. Organizatat Klubi Dëshira dhe Fondacioni Kosovar për Ndërmarrje Sociale do të bashkojnë forcat për të promovuar produktet e tyre, me qëllim fuqizimin e tyre socio-ekonomik dhe rritjen e nivelit të pavarsisë për jetë të pavarur. E gjitha kjo do të shërbejë edhe si shembull pozitiv për të gjithë anëtarët e rinj me aftësi të kufizuara mendore dhe me demtime intelektuale në Kosovë dhe më gjërë.