Fondacioni Kosovar për Ndërmarrje Sociale lanson programin “punedore” koncept i ndërmarrjes sociale për persona me aftësi të kufizuara.

Fondacioni Kosovar për Ndërmarrje Sociale në bashkëpunim me Drejtorinë e Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës dhe në mbështetje të Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë në Prishtinë, sot lansoi programin “Punëdore”. Ky program është një mundësi e mirë për integrimin e personave me aftësi të kufizuara në jetën shoqërore dhe ekonomike në vendin tonë.